Sulmuesi gjerman i Chelseat, Timo Werner, nuk e ka të ardhmen e sigurt te skuadra nga Londra.
Evening Standard shkruan se Werner është duke u munduar që të tregojë vlerën e tij para trajnerit Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman i Chelsea është duke planifikuar disa transferime gjatë verës dhe Werner nuk e ka të sigurt vendin në ekipin anglez.
Raportohet se Tuchel është i etur për të sjellë në “Stamford Bridge”, Sergio Agueron dhe Erling Haalandin.
Werneri u transferua te Chelsea në verën e vitit të kaluar për 45 milionë fonte, nga ku deri më tani ka shënuar dy gola në 29 paraqitje.
Megjithatë, Chelsea do të shesë Wernerin vetëm nëse i duhen fonde shtesë trajnerit Tuchel.