Wendy Williams nuk do të kthehet në karrigen e saj të purpurt, kjo është e sigurt për të paktën deri në shkurtin e vitit të ardhshëm.
“The Wendy Williams Show” njoftoi të mërkurën se prezantuesit e ftuar do të vazhdojnë të shfaqen në vendin e Williams gjatë gjithë janarit, kur emisioni të kthehet nga sezoni i pushimeve.
Fat Joe dhe Remy Ma do të marrin përsipër javën e parë të janarit, ndërsa Michael Rapaport do të rikthehet si prezantues i talk show-t gjatë javës së dytë.
Dyshja e komedianëve Kym Whitley dhe Finesse Mitchell do të drejtojnë javën e tretë dhe e preferuara e fansave Sherri Shepherd do ta mbyllë muajin.
Është e paqartë nëse Williams, 57 vjeçare, do të kthehet në shkurt për të marrë përsipër pjesën tjetër të sezonit 13.
Njoftimi vjen mes thashethemeve se Williams nuk ka plane të kthehet në shfaqje mes problemeve të vazhdueshme shëndetësore.
Autorja e “Ask Wendy” kishte qëndruar e heshtur për mirëqenien e saj – megjithëse ajo e pranoi se po luftonte me sëmundjen e Graves./UBTNews/