“Për momentin jemi në diskutime me autoritetet lokale për t’u përpjekur të lejojmë tifozët të mbështesin skuadrat pjesëmarrëse. Udhëtimi do të jetë i kufizuar vetëm në transportin dhe vendndodhjet e aprovuara”.
Ne i kuptojmë presionet me të cilat përballen qeveritë dhe shpresojmë të jemi në gjendje të arrijmë një përfundim të kënaqshëm të diskutimeve tona mbi këtë çështje. Është gjithmonë një plan emergjence, por besojmë se java e fundit do të luhet në Londër”, kështu ka thënë UEFA, e cila po mundohet të rrisë numrin e spektatorëve në stadium.