UBT News

Weinstein për Angelina Jolie: Ajo po përdor emrin tim për shitje të librit, publicitet i pavërtetë

Përdhunuesi i dënuar, Harvey Weinstein, thotë se ai kurrë nuk e sulmoi aktoren Angelina Jolie, pasi në një intervistë të re ajo kishte pohuar se iu desh të “shpëtonte” nga një takim me manjatin e filmit, transmeton UBT News.

Nuk kishte kurrë asnjë sulm dhe kurrë asnjë përpjekje për të sulmuar“, tha Weinstein i cili aktualisht po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim u përgjigj në një deklaratë për TMZ përmes ndihmësit të tij të shtunën.

“Ky është një publicitet i pavërtetë dhe për klikime”, vazhdoi deklarata. “Ju jeni Angelina Jolie, çdo mashkull dhe femër në botë, jam i sigurt që tregon interes për ju. A [nënkupton kjo se] po ju sulmon e gjithë bota? “

Ai shtoi se është i sigurtë se emri i tij po përdoret nga Jolie për të pasur shitje të librit, të cilin e promovoi të shtunën.

Në intervistë, Jolie – e cila luajti në “Playing By Heart” të Weinstein kur ishte 21 vjeç – thotë se ajo i tregoi burrit të saj të parë, Jonny Lee Miller, për incidentin e pretenduar.

“Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonny-t, bashkëshortit tim të parë, i cili ishte i mrekullueshëm për këtë, që t’ua përhapë fjalën djemve të tjerë – mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të”, tha Jolie.

Ajo shtoi se asaj iu kërkua të luante në filmin “The Aviator” të vitit 2004, por e refuzoi sepse Weinstein ishte përfshirë, përcjell UBT News.

Pretendimet e Jolie për Weinstein dolën ndërsa ajo po diskutonte çështjet e vazhdueshme që kishte me ish-burrin e saj, Brad Pitt, që përfundimisht çuan në përfundimin e martesës së tyre.

Ylli i “Maleficent” pohon se Pitt i kërkoi Weinstein të ishte një producent në filmin e tij “Killing Them Softly” – një film që Kompania Weinstein e shpërndau më vonë.

Ajo tha se ata të dy kishin argumentuar rreth përfshirjes së Weinstein.

Jolie së pari foli për incidentin e pretenduar me Weinstein në raportin e NYT 2017, duke pretenduar se ai kishte bërë “lëvizje të padëshiruara” ndaj saj në një dhomë hoteli.

“Unë kisha një përvojë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time, dhe si rezultat, zgjodha të mos punoja kurrë më me të dhe të paralajmëroja të tjerët kur të punonin”, tha Jolie për Times përmes emailit. “Kjo sjellje ndaj grave në çdo fushë, çdo vend është e papranueshme”./UBTNews

Exit mobile version