UBT News

Wanda punësoi një hetues për ta përcjellë Icardin

Sipas medias argjentinase LAM, sulmuesi i PSG u ndoq nga një hetues privat i punësuar nga gruaja e tij, Wanda Nara. 

Kjo pastaj do të ishte në gjendje të hakonte celularin e tij për të lexuar bisedën me aktoren China Suarez.

Sipas asaj që u raportua nga programi televiziv “Los Angeles de la manana”, LAM, aktorja China Suarez i kishte shkruar Icardit për t’u takuar në një disko. 

Ata kontaktuan përmes aplikacionit Telegram, më pak i popullarizuar se të tjerët.

Mauro Icardi ka munguar në stërvitje për shkak të këtyre problemeve martesore dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version