Sot u bë e ditur se Kyle Walker i ka thënë po transferimit te Bayern Munichu, kështu duke e lënë Manchester City-n tani në kërkim të një mbrojtësi për ta zëvendësuar anglezin.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Manchester City e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Walker, dhe atë te Bayerni i cili po ia merr kampioni anglez Walker.
Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard i cili është prioriteti i Cityt për ta zëvendësuar Kyle Walker.
Bayerni dhe City do të bisedojnë tani për çmimin e transferimit të Walker, ndërsa nuk i dihet nëse do të diskutohet në marrëveshje edhe Pavard, në formë shkëmbimi.
Pavard i skadon kontrata me Bayernin në qershor të vitit 2024, dhe ai është i gatshëm që të largohet nga Bayerni këtë verë.