UBT News

Walker nënshkruan me Milanin deri në 2027

Kyle Walker ka filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i ri i Milanit, me një kalim të shpejtë nëpër etapat e zakonshme të transferimit. Anglezi ka mbërritur dje në aeroportin Linate rreth orës 13:30, pas një ndjekjeje të gjatë nga Zlatan Ibrahimoviç dhe drejtuesit e Milanit, të cilët kishin shfaqur interes të vazhdueshëm për të.

Walker, që deri tani ka luajtur për Manchester City-n, u shpreh i emocionuar pas mbërritjes, duke thënë “Përshëndetje djema”, fjalët e tij të para drejtuar tifozëve të pranishëm në aeroport. Pas mbërritjes, ai u dërgua për në qendër të Milanos për t’u nënshtruar kontrolleve mjekësore në klinikën “La Madonnina”, një procedurë standarde për çdo transferim të lojtarëve të rinj.

Pas kontrolleve, Walker kaloi edhe në zyrat e Komitetit Olimpik për testet e aftësisë për punë, përpara se të nënshkruante kontratën që do ta lidhë me Milanin deri në vitin 2027. Kontrata e tij, e firmosur në “Casa Milan”, parashikon një periudhë huazimi me opsion blerje nga Manchester City, për një shumë prej 5 milionë eurosh.

Walker do t’i bashkohet ekipit të Milanit nën urdhrat e trajnerit Paulo Konseisao, por do të jetë i disponueshëm për të debutuar vetëm pas datës 2 shkurt, kur Milani do të luajë derbin. Mungesa e kohës teknike dhe dokumentacioni i nevojshëm (duke qenë një lojtar jo-komunitar) i pamundësojnë atij pjesëmarrjen në ndeshjen ndaj Parmës të dielën. Po ashtu, ai mund të përfshihet në listën për fazën e 1/8-ave të Champions League vetëm pas kalimit të raundit të grupeve.

Përsa i përket kushteve financiare, Walker do të marrë një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon për periudhën e huazimit deri në qershor 2026, ndërsa kontrata do të shtrihet deri në vitin 2027 me një pagë rreth 4.5 milionë euro. Walker, i cili është një nga mbrojtësit më të njohur dhe të suksesshëm në Premier League, pritet të sjellë eksperiencë dhe cilësi në mbrojtjen e Milanit.

Exit mobile version