Kreu i grupit mercenar të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se një ushtar francez i cili po luftonte, është gjetur i vdekur në pjesën lindore të Ukrainës.
Duke shkruar në Telegra, Prigozhin tha se trupi i Yevhenii Koulyk është gjetur në territorin e së ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut.
“Kolegët e Legjionit të Huaj Francez na kërkuan të gjenim Yevhenii Koulyk. Me keqardhje ju informojmë se një ushtar i Legjionit të Huaj Francez është gjetur i vdekur në territorin e DPR (Republika Popullore e Donetskut)”, ka shkruar Yevgeny Prigozhin.
Këto pretendime ende nuk janë verifikuar nga mediat./UBTNews/