Në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës është raportuar një rast i vdekjes së dyshuar në Kamenicë, ku një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar.
Sipas njoftimit, viktima burrë ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë gjatë kryerjes së punës. Ai është dërguar menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
