Me mbi 99 për qind të vendvotimeve të procesuara në nivel vendi, rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare tregojnë një pasqyrë të qartë të garës politike në komunat më të mëdha të Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në të gjitha komunat e mëdha të vendit.
Në Gjakovë, VV ka dalë e para me 48.72 për qind të votave, duke lënë pas Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 27.49 për qind, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 12.38 për qind dhe Partinë Demokratike të Kosovës me 6.97 për qind.
Në Gjilan, VV kryeson me 54.18 për qind, e ndjekur nga LDK me 22.04 për qind, PDK me 14.91 për qind dhe AAK me 3.22 për qind.
Në Mitrovicë, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me 60.53 për qind të votave. PDK renditet e dyta me 26.02 për qind, LDK e treta me 9.14 për qind, ndërsa AAK me 1.78 për qind.
Në Pejë, VV ka marrë 42.73 për qind të votave, LDK 25.82 për qind, AAK 15.17 për qind dhe PDK 8.82 për qind.
Në Prishtinë, Vetëvendosje kryeson me 48.90 për qind, e ndjekur nga LDK me 24.44 për qind, PDK me 19.05 për qind dhe AAK me 5.13 për qind.
Në Prizren, VV ka siguruar 44.07 për qind të votave, PDK 22.12 për qind, LDK 12.51 për qind dhe AAK 3.05 për qind.
Në Ferizaj, VV ka dalë e para me 53.81 për qind, PDK me 24.76 për qind, LDK me 14.82 për qind dhe AAK me 2.64 për qind.
Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e numërimit të të gjitha votave dhe procesit të verifikimit.
