UBT News

Vushtrria ndau nga 120 euro për fëmijët e lindur në vitin 2020

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë sot nga 120 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020. I pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri njoftoi se shuma e përgjithshme e ndarë është 86 mijë e 640 euro.

“722 fëmijë të lindur në 2020 në Vushtrri janë subvencionuar me nga 120€, gjithësejtë 86,640€. Ky është një hap i vogël i qytetit që duam për të avokuar një politikë nacionale në përkrahje të jetës në Kosovë”, shkroi ai në Facebook.

Komuna e Vushtrrisë në muajin shkurt ka aprovuar propozimin e Tahirit për mbështetjen e çifteve që bëhen prindër./UBTNews

Exit mobile version