Vusal Isgandarli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Sulmuesi i FC Malisheva u vlerësua për paraqitjen e tij fantastike në ndeshjen ndaj SC Gjilanit, ku shënoi plot tre gola dhe ishte vendimtar në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.
Hat-tricku i Isgandarlit i siguroi Malishevës tri pikë të rëndësishme, me skuadrën që aktualisht kryeson tabelën e Superligës.
Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ndërsa përzgjedhja bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Me tre gola në një ndeshje dhe një tjetër paraqitje vendimtare, Isgandarli është shpërblyer me çmimin për futbollistin më të dalluar të xhiros së katërt.
D.L
