Derisa Tajlanda po përballet me rritje të raste të reja të COVID-19, njerëzit po rrezikojnë shëndetin e tyre duke u kujdesur dhe duke i furnizuar me gjësende pacientët e infektuar me virus.
Grupi vullnetar, Samai Will Survive, po punon gjatë gjithë kohës, duke iu përgjigjur thirrjeve të pacientëve me COVID-19 të cilët nuk po mund të marrin ndihmat e nevojshme, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Rreth 15 mijë raste të reja me koronavirus po konfirmohen çdo ditë dhe vetëm në Bangkok 20 mijë persona janë duke pritur për tu shtrirë në spital.
Tani në Tajlandë ekziston një debat i tërbuar për shpërndarjen e vaksinave. Shumë tajlandezë janë të zemëruar me ritmin e ngadaltë dhe mungesën e perceptuar të përgjegjësisë për faktin se vetëm rreth 5% e popullsisë aktualisht është e mbrojtur plotësisht.
Tajlanda ka pasur deri më tani rreth 500 mijë raste të COVID-19 dhe 4,059 vdekje që nga fillimi i pandemisë.