UBT News

Vulin: Ata që penguan ardhjen e Lavrovit nuk duan paqe

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka thënë se “ata që penguan” shkuarjen e kryediplomatit rus në Beograd, Sergei Lavrov “nuk duan paqe dhe ëndërrojnë të mundin Rusinë”.

“Ndjej keqardhje të thellë për pengimin e vizitës së një miku të madh dhe të dëshmuar të Serbisë, Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov. Një botë në të cilën diplomatët nuk mund të kërkojnë paqe është një botë në të cilën nuk ka paqe. Ata që penguan ardhjen e Sergei Lavrov nuk duan paqe, ata ëndërrojnë të mundin Rusinë”.

“Serbia është krenare që nuk është pjesë e histerisë anti-ruse dhe vendet që janë do të kenë kohë të turpërohen”, tha ai, bëhet e ditur në një njoftim të ministrisë që drejtohet nga Vulin, njofton Klankosova.tv

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk kanë dhënë leje për fluturimin e aeroplanit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili kishte planifikuar ta vizitonte Beogradin sot dhe nesër.

Exit mobile version