UBT News

Vuani nga duar të thata, mënyrat si t’i trajtoni në shtëpi!

Është normale për shumicën prej nesh që pas një dite pune dhe larjes së rregullt të duarve, ato të ndjehen super të thata. Ne përpiqemi të aplikojmë kremin tonë më të mirë hidratues para se të shkojmë në shtrat, por nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përthithur siç duhet.

Përveçse shkoni kudo me krem hidratues në çantë, ekzistojnë edhe disa truqe tjera që mund t’ju ndihmojnë.

Ja disa mënyra që mund t’i përdorni për të rivendosur lagështinë dhe butësinë e humbur në duart tuaja.

Zhyt duart në tërshërë me vaj të farave të lulediellit

Vaji i farave të lulediellit është dëshmuar se hidraton dhe rinovon lëkurën e thatë dhe të gërvishtur. Ose përdoret si përbërës në kremrat hidratuese ose si i vetëm, dhe ka aftësinë ta mbrojë lëkurën nga tharja.

Nga ana tjetër, tërshëra ka aftësi shumë të ngjashme dhe kombinimi i të dyjave mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj.

E gjitha çka ju duhet të bëni është të përzieni pak tërshërë të gatuar ose të papërpunuar me disa pika vaji të farave të lulediellit dhe të aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj. Nëse nuk mund të gjani këtë vaj specifik, kini kujdes se mos përdorni çfarëdo vaji. Vaji i ullirit për shembull është zbuluar se është i dëmshëm për duart e thata.

Vendosni një sasi të vogël të super-ngjitësit në lëkurën e plasaritur

Kjo mund të tingëllojë e rrezikshme, por me të vërtetë është diçka që dermatologët thonë se funksionon në prerjet sipërfaqësore dhe çarjet.

Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm me përdorimin e tij dhe të mos e aplikoni shumë shpesh në lëkurë super të plasaritur. Mund të vendosni një sasi shumë të vogël të ngjitësit në zonën e prekur, në mënyrë që të parandalojë tharjen e mëtejshme. Sigurohuni që së pari të pastroni zonën dhe ta mbani çarjen të mbyllur derisa të thahet ngjitësi.

Aplikoni mjaltë të pastër

Mjalti Manuka është dëshmuar të ketë veti antibakteriale dhe antioksiduese. Përveç që e konsumojmë në mënyrë tradicionale, mund ta aplikojmë edhe në lëkurë të thatë dhe të gërvishtur, pasi mund ta rigjenerojë.

Së pari pastron dhe dezinfekton zonën që është e thatë dhe pastaj stimulon sistemin imunitar për të filluar rindërtimin e indeve të dëmtuara. Kjo është edhe arsyeja se pse përdoret zakonisht për të trajtuar djegiet.

Krijoni një maskë dorë nga avokado

Avokadot kanë aftësi të mëdha hidratuese dhe përmbajnë shumë vitamina. Përzierja e gjysmës së avokados së pjekur me një lugë çaji vaj kokosi, një lugë çaji vaj jojoba dhe gjysmë luge çaji lëng limoni, mund t’i shpëtojë duart tuaja të thata. Mund ta forconi përzierjen edhe më shumë duke shtuar pak tërshërë.

Mund ta aplikoni maskën në duart tuaja për 10-15 minuta dhe t’i mbuloni ato me pak petë për përthithje më të madhe. Pasi të kenë kaluar 15 minuta, mund ta pastroni maskën me pak ujë të vakët dhe të vendosni një losion të fortë.

Zgjidhni produkte që përmbajnë vitaminë B3

Edhe nëse konsumoni ushqim të pasur me vitaminë B3 ose aplikoni produkte për kujdes të lëkurës që përmbajnë niacinamide, dhe ky vitamin do përmirësojë hidratimin e lëkurës suaj. Do të vini re që lëkura juaj është e butë dhe më e tonifikuar.

Gjithashtu, dermatologët thonë se vitamina B3 ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e lagështisë së saj për më gjatë. Nëse duart tuaja janë tepër të thata, mund t’ju duhet të provoni kremrat e ditës, por duhet të prisni të shihni rezultate pas disa javësh.

Exit mobile version