UBT News

Vritet një fotoreporter palestinez nga sulmet ajrore izraelite

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë fotoreporterin Mohammad Moin Ayyash së bashku me një numër anëtarësh të familjes së tij.

Avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Nuseirat të enjten, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të paktën 53 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor./UBTNews/

Exit mobile version