Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë fotoreporterin Mohammad Moin Ayyash së bashku me një numër anëtarësh të familjes së tij.
Avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Nuseirat të enjten, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të paktën 53 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor./UBTNews/