UBT News

Vritet gruaja e futbollistit Ivan Torres

Cristina Vita Aranda, bashkëshortja e futbollistit paraguaian Ivan Torres, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë një koncerti në amfiteatrin Jose Asuncion Flores në Asuncion

Modelja 29-vjeçare është goditur në kokë nga të shtënat me armë në një zonë VIP, në një koncert në Paraguai.

Aranda, e cila ka tre fëmijë me Ivan Torres, u shpall e vdekur menjëherë pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Raportet lokale thanë se mbrojtësi i majtë Torres, një ish-reprezentues U20, ishte gjithashtu në koncert dhe ndihmoi të dërgonte gruan e tij në spital, megjithëse çifti njoftuan së fundmi se po planifikonin të ndaheshin pas 10 vjet martesë.

Një burrë i quajtur Marcos Ignacio Rojas Mora gjithashtu vdiq, me raporte të pakonfirmuara që thonë se objektivi i synuar ishte një tregtar droge i identifikuar në vend si Ederson Salinas Benitez.

Katër persona të moshës nga 23 deri në 40 vjeç u qëlluan gjithashtu dhe po trajtoheshin në spital për plagët e tyre.

Pamjet e televizionit lokal treguan një nga viktimat duke u nxjerrë nga amfiteatri me barelë nga rojet e sigurisë dhe mjekët ndihmës, ndërsa një burrë që gjithashtu dukej se ishte lënduar, u drejtua drejt daljes nga dy burra që e ndihmonin të ecte.

Exit mobile version