UBT News

​Vrasja në Bellanicë të Malishevës, ngrihet aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’,.

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri I.Z., më 20.09.2023 në fshatin Bellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin A.B.

“Në ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij, përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici. Po ashtu, sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., gjerë me dt.20.09.2023, në fshatin Bellanicë – Komuna e Malishevës, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Exit mobile version