Një 29 vjeçar ka vdekur të martën pasi që pësoi lëndime serioze në përleshjet mes tifozëve të AEK Athens dhe Dinamo Zagreb, para ndeshjes që ishte paraparë të zhvillohej në Athinë.
Tifozi i AEK-ut u godit me thikë disa herë gjatë përleshjes jashtë stadiumit të klubit grek.
Policia tha se 100 deri në 120 tifozë të Dinamos erdhën afër stadiumit, ku ishin mbledhur tifozët e AEK.
Tre tifozë grekë dhe pesë kroatë u plagosën dhe po trajtoheshin gjithashtu dhe 98 persona u arrestuan për pjesëmarrje në dhunë.
Me këtë rast ka reaguar edhe UEFA.
“UEFA shpreh keqardhjen më të fortë të mundshme për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK Athens dhe tifozët e tij, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë sa më shpejtë që është e mundur”, shkruante në komunikatën e UEFA-s.
Ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe AEK Athens në Zabreb do të luhet më 15 gusht me fillim nga ora 20:00.
Ndërkaq, UEFA e ka konfirmuar datën e re për zhvillimin e ndeshjes me AEK Athens dhe Dinamos që do të luhet në Greqi më 19 gusht me fillim nga ora 20:45.