UBT News

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas dy viktimave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.

Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.

I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.

Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.

Exit mobile version