Vrasja e një këngëtari në shtetin verior indian të Punjabit, ngjalli reagime. Shubhdeep Singh Sidhu, i njohur gjerësisht si Sidhu Moose Wala, u qëllua nga njerëz të paidentifikuar ndërsa po udhëtonte në lagjen Mansa, të dielën mbrëma. Ai ishte 28-vjeçar.
Dy persona të tjerë u lënduan gjatë sulmit. Policia tha se po heton ngjarjen dhe se dyshon për përfshirje të bandave në krim.
Shefi i policisë së shtetit VK Bhawra tha të dielën se një gangster me bazë në Kanada kishte marrë përgjegjësinë për sulmin. Por familja e Moose Wala ka kërkuar falje nga shefi i policisë për lidhjen e vdekjes me rivalitetin e bandave pa një hetim të duhur.
Të hënën, kryeministri i Punjabit, Bhagwant Mann urdhëroi një hetim – të udhëhequr nga një gjykatës i gjykatës së lartë – për incidentin dhe i kërkoi Bhawras të jepte një sqarim mbi deklaratat e tij./UBTNews/