UBT News

“Vrasja e gazetares Darya Dugina është rikthim në Rusinë e viteve të ’90-ta”

Analizë nga Nathan Hodge, CNN

Vdekja e gazetares Darya Dugina, vajzës së Aleaxander Dugin, ideologut ultranacionalist dhe njeriut të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, është në shikim të parë një rikthim në Rusinë e viteve 1990, kur gangsterët mbuluan llogaritë me vrasje me porosi dhe bomba në makina.

Dugin është krijesë e së njëjtës dekadë. Ai doli nga politika e skajshme, më së shumti si anëtar themelues i Partisë Kombëtare Bolshevike, provokatorë politikë që ndërthurën simbolizmin komunist dhe fashist me një dozë të madhe ndjenjash antiperëndimore. Tani ka qëndrime të ndryshme për marrëdhëniet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, megjithëse mësimet e ultranacionalistit ishin në përputhje me ekspansionizmin e Putinit dhe Dugin është një përkrahës i ashpër i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por Rusia e sotme është larg nga gangsterizmi i viteve 1990. Ngritja e Putinit në natën e Vitit të Ri në 1999, solli një kontratë të re sociale: Rusia do t’i jepte fund paligjshmërisë së saj kriminale dhe në këmbim, rusët pranuan një formë të sundimit autoritar.

Pavarësisht se kush qëndron pas vrasjes apo edhe nëse Dugina apo babai i saj ishte objektivi i sulmit, ky mund të shënojë një ndryshim në modelin e vrasjeve politike moderne ruse.

Dekada të tëra vdekjesh të dyshimta

Gjatë dy dekadave të sundimit të Putinit, shumica e kundërshtarëve të tij politikë u përballën me fund të dhunshëm. Një rast i tillë ishte edhe vrasja e gazetares hulumtuese Anna Politkovskaya. Ajo u qëllua për vdekje në shkallët e ndërtesës së saj – në datëlindjen e Putinit. Arrestimet dhe dënimet pasuan, por kolegët e saj ende këmbëngulin se përgjegjësit për vrasjen e saj nuk u sollën kurrë para drejtësisë.

Pastaj helmimi i Alexander Litvinenko, një ish-agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili ishte gjithashtu një kritik i shquar i Putinit. Litvinenko vdiq në vitin 2006 pasi çaji i tij u dozua me polonium-2016 shumë radioaktiv. Në një deklaratë në shtratin e vdekjes, Litvinenko fajësoi Putinin; Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe sipas një hetim britanik thuhej se agjentët rusë administruan helmin fatal.

Shoqëria ruse u trondit në vitin 2015 nga vrasja e politikanit Boris Nemtsov. Figura politike, një kritik i hapur i përfshirjes së Putinit në luftë në rajonin e Donbasit të Ukrainës, u qëllua për vdekje para Kremlinit.

Lista vazhdon. Alexey Navalny, i cili në shumë aspekte trashëgoi mantelin e liderit të opozitës nga Nemtsov, u dënua me nëntë vjet burg. Ai i mbijetoi helmimit me agjentin nervor Novichok, diçka që ai fajëson shërbimet e sigurisë ruse.

Shpërthimi i makinës bombë që vrau Duginën ngjan me vrasjet e errëta të një vargu liderësh separatistë pro-rusë në rajonin e Donbasit në vitet që çuan në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në fillim të këtij viti.

Në shumë prej këtyre rasteve, të tilla si bomba në kafene që vrau liderin separatist të Donetsk-ut, Alexander Zakharchenko, zyrtarët rusë fajësuan për atentat spiunët ose diversantët ukrainas. Megjithatë, shumë vëzhgues dyshuan se këto vrasje u kryen nga shërbimet ruse të sigurisë për të hequr qafe liderët problematikë separatistë, të cilët vështirë se mund të kontrolloheshin. Një shpjegim tjetër i mundshëm mund të jetë se atentatet në fakt rrjedhin prej mosmarrëveshjejeve mes bizneseve, dhe kjo është mënyra klasike se si zgjidhen ato përmes gangsterëve.

Edhe pse ne nuk e dimë se kush qëndron pas këtij sulmi, ajo që është e sigurt është se qeveria ruse do të gjejë një mënyrë për ta përfituar nga sulmi. Kremlini tashmë ka fajësuar Ukrainën për sulmin, madje FSB akuzoi shërbimet speciale ukrainase për përfshirje. Nga ana tjetër, Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së trillime./UBTNews/

Exit mobile version