Me shumicë votash (75 pro, dy abstenime dhe 43 kundër), parlamenti kroat e ka miratuar një ligj për menaxhimin e mbetjeve. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji është ndaluar vendosja në treg e produkteve të disponueshme plastike.
Kjo është mënyra se si gotat, pirunët, pjatat plastike, etj., do të mbeten vetëm histori në Kroaci, raporton Index.hr, transmeton Gazeta Express.
Nga fillimi i vitit 2022, vendosja në treg e qeseve plastike të lehta, me përjashtim të atyre shumë të lehta, do të ndalohet dhe nga 3 korriku 2024, produktet që kanë tapë ose kapak prej plastikës.
Sipas ligjit të ri, detyruesit e hartimit të një plani të menaxhimit të mbetjeve do të jenë shteti dhe qarqet lokale.
Ligji parashikon kompetencën e organit administrativ të qarkut për ta mbajtur Regjistrin e Grumbulluesve, dhe Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm lëshon leje për administrimin e mbetjeve.