Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbështeti të premten kandidaturën e BE-së për Ukrainën, duke thënë se ukrainasit ishin të gatshëm të vdisnin për të thelluar lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian.
“Ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne për ëndrrën evropiane”, u tha von der Leyen, gazetarëve teksa shpallte rekomandimin e komisionit që Kievit t’i jepej statusi i kandidatit. /UBTNews/