Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqin me shpejtësi ndalimin e gjerë të hyrjes për qytetarët e unionit.
“Ne këmbëngulim që rregulla të krahasueshme të zbatohen për mbërritjet në të dy anët”, tha Von der Leyen për median gjermane, RND.
”Situatat epidemiologjike në SHBA dhe BE janë shumë të ngjashme sot”, tha ajo.
“Ne duhet ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne jemi në kontakt me miqtë tanë amerikanë”, theksoi ajo.
“Nuk duhet të zvarritet për javë të tëra”, shtoi Von der Leyen.
BE e vendosi SHBA-në në listën e vendeve të treta për të cilat kufizimet nuk do të zbatoheshin më në muajin qershor.
Megjithatë, një ndalim i gjerë i hyrjes në SHBA vazhdon të zbatohet për njerëzit që udhëtojnë nga BE.
Përjashtimet e vetme janë qytetarët amerikanë dhe disa grupe të tjera, siç janë të afërmit e ngushtë të qytetarëve amerikanë, diplomatët ose punonjësit e organizatave ndërkombëtare