Kompania Pfizer ka kërkuar miratim për të administruar vaksinën e saj tek fëmijët midis moshës 12 dhe 15 dhe ne presim që EMA të japë mendimin e saj deri në fund të muajit, deklaroi presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen.
”Rezultatet e testeve të para të kësaj vaksine tek fëmijët janë shumë premtuese”, shtoi ajo.
Presidentja kujtoi tre sfidat për vaksinat: dozat për të miturit, testet në zhvillim në grupmoshën 6-12 vjeç dhe përgatitjen për të përshtatur vaksinat në rast të varianteve të panjohura.