Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen dëshiron të bisedojë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nesër në Romë, ku do të varroset Papa Françesku.
Ndërkohë që asnjë takim me Trump nuk është planifikuar aktualisht, një zëdhënës i KE i tha Politico se çdo mundësi për të biseduar me liderët kryesorë botërorë “do të shfrytëzohet”.
Von der Leyen nuk është takuar ende me Trump që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Varrimi i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën, do të bëhet në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Në varrim do të marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota, gjë që është një mundësi e rrallë për takime joformale.
Trump tha të mërkurën se do të ketë takime të shumta gjatë qëndrimit në Romë.