UBT News

Von der Leyen: Dua, ti ke ndikim shumë të madh në botë

Superylli shqiptar, Dua Lipa është nderuar me Çmimin e Lidershipit të Dalluar (DLA) nga Këshilli Atlantik, këshill ky që ua ndan këtë çmim individëve shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka realizuar edhe një fotografi me Dua Lipën. Von der Leyen e ndau këtë fotografi në Twitter duke e shoqëruar me fjalët më të mira për artisten.

“Shumë e lumtur ta takoj Dua Lipën në Atlantic Council Leadership Awards. Dua, ti ke ndikim shumë të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë unike, ne të gjithë jemi ‘levitating”’, shkroi ajo mes tjerash në Twitter./UBTNews

Exit mobile version