Europa ka treguar se është e mundur të vaksinohet e gjithë popullata kundër COVID-19 dhe gjithashtu të eksportohen vaksina, ne nuk mund ta mbajmë të gjithë prodhimin e vaksinave për veten tonë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Parlamentin Europian.
“Nëse të gjithë do të na kishin ndjekur, bota do të ishte ndryshe tani”, shtoi von der Leyen.
“Unë, gjithashtu, besoj se prona intelektuale duhet të mbrohet”, sqaroi kreu i ekzekutivit të BE-së duke iu referuar patentave për vaksinat, duke theksuar se Brukseli “është i gatshëm të diskutojë” propozimin e SHBA-së, por duke specifikuar se OBT “ka nevojë për rregulla të qarta”.
Gjithashtu, ajo vuri në dukje se licencimi vullnetar është një mënyrë për të lehtësuar prodhimin, por në “një urgjencë globale si kjo”, nëse licencimi vullnetar nuk funksionon, atëherë një “model i detyrueshëm mund të jetë gjithashtu një mjet i ligjshëm”./