Volejbollistja braziliane Julia Azevedo, 28 vjeç, ka mbijetuar pas një tentative grabitjeje gjatë së cilës u qëllua në shpinë në Rio de Janeiro.
Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte me babanë e saj, Marcos, i cili gjithashtu shpëtoi. Plumbi kaloi pranë shtyllës kurrizore dhe organeve vitale të Azevedos, duke e shpëtuar nga pasoja më serioze.
Julia ndau përvojën në Instagram, duke thënë se ndihet “e lindur përsëri” dhe se do të bëjë një pushim të përkohshëm nga volejbolli për t’u rikuperuar. Ajo falënderoi stafin mjekësor, policinë dhe tifozët për mbështetjen.
Babai i saj, i cili është nënkryetar i klubit Tijuca Tenis Clube, shprehu mirënjohje ndaj Zotit që familja e tij ka mbijetuar.
Azevedo pritet të rikthehet në stërvitje brenda një muaji dhe shpreson të luajë në ndeshjen e fundit të Superligës më 22 dhjetor.
Klubi i saj konfirmoi se volejbollistja është jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet në shtëpi. /A.Z/UBT News/
