Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave u përball sot me një nga skuadrat favorite të Kampionatit Ballkanik, Turqinë. Para fillimit të ndeshjes, njëra nga volejbollistet e Kosovës Medina Bajrami u shpreh optimiste për sfidën, duke theksuar përgatitjet dhe motivimin e ekipit.
“E dimë që Turqia është një kundërshtar shumë i fortë dhe me cilësi, por jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. Do të hyjmë në fushë me besim, disiplinë dhe do të japim maksimumin në çdo pikë. Respektojmë kundërshtarin, por fokusi ynë është te loja jonë dhe te arritja e rezultatit pozitiv,” deklaroi ajo.
Megjithëse ndeshja përfundoi me fitoren 3:0 të Turqisë, përfaqësuesja e Kosovës tregoi karakter, veçanërisht në setin e dytë, ku ofroi rezistencë më të madhe ndaj një prej skuadrave më të forta të turneut.
D.L
