Kombëtarja e Kosovës e femrave në volejboll po i vijon përgatitjet në kampin në Skenderaj në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të volejbollit në grupmoshat U22.
“Dardanet” do të stërviten 11 ditë në Skenderaj, para nisjes për në Çeki, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese të këtij Evropiani.
Nën urdhrat e trajnerit, Ylli Kadriu, vashat e Kosovës po stërviten nga dy herë në ditë, ndërsa grupi po e ngritë nivelin vazhdimisht nga dita në ditë.
Kosovën U22 e presin sfida të vështira në Grupin C, ku gjenden dhe Çekia, Turqia dhe Austria.
Ndeshjet kualifikuese të kësaj gare zhvillohen mes datave 20-23 korrik të këtij viti.