Mërgim Vojvoda e ka luajtur tërë ndeshjen për Udinesen, e cila të hënën mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga Lazio, në kuadër të javës së tretë të Serie A.
Mbrojtësi kosovar ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Udinese kaloi në epërsi në minutën e 49-të, por Lazio reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin.
Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 75-të, ndërsa golin e fitores e shënuan në minutën e 88-të për tri pikë të plota.
Pas kësaj fitoreje, Lazio është në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë edhe Roma dhe Interi.
Ndërkohë, Udinese mbetet me katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
D.L
