UBT News

Vojvoda luan 72 minuta, Udinese mposhtet nga Torino

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ishte titullar në humbjen 2:1 të Udineses ndaj ish-skuadrës së tij, Torinos, në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi 1:1 në pjesën e parë, ndërsa Torino realizoi golin e fitores gjatë pjesës së dytë.

Vojvoda qëndroi në fushë deri në minutën e 72-të, ndërkohë që për Torinon u aktivizua në pjesën e dytë edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli.

Pas kësaj fitoreje, Torino ngjitet në pozitën e 12-të me shtatë pikë, ndërsa Udinese zbret në vendin e 15-të me katër pikë.

Exit mobile version