UBT News

Vogue thotë se nuk e ka ‘ndërmend’ të punojë me Kanye Westin në të ardhmen

Një zëdhënës i Vogue i tha Page Six ekskluzivisht se as revista dhe as kryeredaktorja e saj, Anna Wintour, nuk synojnë të punojnë përsëri me Kanye West pas fyerjeve të tij antisemitike dhe mbështetjes për kauzën White Lives Matter.

Wintour, 72 vjeç, ka pasur një raport të ngushtë me reperin, i cili është poashtu stilist. Ajo e ftoi për herë të parë në Met Gala-n e saj vjetore në vitin 2009 përpara se ta shfaqte atë dhe tani ish-gruan Kim Kardashian në kopertinë më 2014.

Të premten “mbretëria e modës” më në fund është gati të heqë dorë nga fituesi i Grammy-t pasi ai bëri një sërë kërcënimesh kundër popullit hebre dhe më pas i dyfishoi në mënyrë agresive kur iu dha mundësia për të kërkuar falje.

“Ajo [Wintour] e ka bërë shumë të qartë brenda Vogue se Kanye nuk është më pjesë e rrethit të brendshëm”, tha një burim.

Është e paqartë saktësisht se çfarë do të thotë kjo në praktikë – nëse, për shembull, faqja e internetit e Vogue thjesht nuk do të ketë imazhe nga shfaqjet e tij të modës – por të paktën, duket sikur ai nuk do të jetë më i mirëpritur në Met Gala dhe ai nuk do të shfaqet më në kopertinën e revistës./UBTNews/

Exit mobile version