Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka së fundi ka rrëmbyer vëmendjen e shumë revistave pasiqë figura tejet të njohura kanë veshur krijimet e saj, shkruan UBT News.
Ndër to edhe revista Vogue, e cila e cilësuar Dojakën dhe punën e saj “një fenomen”.
“Nensi, fituesja aktuale e Çmimit LVMH, sfilata e së cilës ishte një sensacion i plotë i modës – një koleksion që ngriti punën e saj dhe reputacionin e Londrës si një platformë për talentet e rinj, në një nivel që ndihej sikur mund të rivalizonte gjithçka që shihet në një pistë në Paris”, fillon artikulli.
“Pamja e saj rrezatonte magjepsje, sofistikim, erotizëm delikat – një pamje e plotë e vetëbesimit të trupit të femrës, e përmasave tashmë për herë të parë për ta shtrirë atë fuqi tek gratë me linja krahas trupave standarde të tipit model”, thuhet mes tjerash.
Veshjet e Nensi Dojakës vitet e fundit janë parë në yjet më të njohura të industrisë si: Rihanna, Bella Hadid, Madison Beer, Hailey Beer, Emily Ratajkowski dhe Sophie Turner./UBTNews/