UBT News

Vodhi mijëra dollarë nga elitat e Nju Jorkut, Anna Delvey zgjedh artin për të treguar historinë e saj

Anna Delvey po vazhdon përpjekjet për të hequr etiketën “mashtruese” kur të përmendet emri i saj.

Pas popullaritetit të një shfaqjeje të artit “Free Anna” në Lower East Side në mars – që paraqiste punën e bërë nga ajo – Delvey po lanson ekspozitën e saj të parë personale, të titulluar “Allegedly”, në Hotel Public.

“Ky është një koleksion skicash që kam krijuar ndërsa isha në paraburgimin e ICE Orange County,” shpjegoi Delvey në një deklaratë për Page Six.

“Doja të kapja disa nga momentet e viteve të kaluara, të papara dhe ikonike, duke përdorur mjetet e kufizuara që kam në dispozicion. Disa nga pjesët janë të drejtpërdrejta, të tjerat janë më abstrakte dhe do të jenë unike në kuptim dhe pamje”.

Ajo vazhdoi, “Kam studiuar ilustrim të modës në Parsons në Paris, por nuk kam skicuar që atëherë dhe vetëm tani në këtë burg në veri të NY. Histori e gjatë – mos më pyet pse”. Ajo gjithashtu shtoi se ky është vetëm “fillimi që unë tregoj historinë time, narrativën time, nga këndvështrimi im”.

Delvey i shiti të drejtat e historisë së saj Netflix-it për serialin “Inventing Anna” për 320,000 dollarë.

Delvey u dënua për mashtrim për marrjen e rreth 200,000 dollarëve nga bankat dhe hotelet luksoze, ndërkohë që u përpoq të merrte një kredi prej 22 milionë dollarësh për të krijuar një klub elitar arti./UBTNews/

Exit mobile version