UBT News

Vlora Dumoshi shfaqet me veshje kombëtare në Malet e Rugovës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dje mori pjesë në eventin “Lojërat Tradicionale të Rugovës”. Dumoshi ka marrë vendim që Lojërat Tradicionale Rugova dhe Opusi i Ansamblit folklorik “Rugova” të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Ministrja e Kulturës publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook, e shfaqur me veshje kombëtare.

“Në ditën e parë të muajit të trashëgimisë kulturore ishim në Rugovë ku po zhvillohen lojërat tradicionale të Rugovës. Ky thesar i çmueshëm i kulturës së kësaj treve por edhe i etnikumit shqiptar në përgjithësi. Lojërat tradicionale të Rugovës janë ruajtur brez pas brezi dhe duke i mbijetuar kohës janë ruajtur e zhvilluar edhe sot nga banorët e kësaj ane.Ansambli folklorik autokton “Rugova” në anën tjetër, në shtatë dekada ka ruajtur vallet, këngët, veshjet e të tjera pjesë të traditës rugovase. Vlerat artistike të ansamblit janë përcjellë nga brezi në brez nga gjeneratat e artistëve popullorë. Kjo krijimtari e shquar jo vetëm nga niveli i lartë artistik, por edhe nga elementi i theksuar etnik, përbën një shtyllë identitare të popullit tonë të lashtë e me botë të pasur artistike dhe estetike.”, shkroi mes tjerash Dumoshi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version