Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara mbrëmë, në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Laçit, kështu duke e mbrojtur titullin e kampionit në këtë garë.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Saliou Guindo, i cili kalon Laçin në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 5’ të ndeshjes. Rezultatin për Vllazninë e barazoi Ardit Hoxhaj, i cili shënon për 1:1 në minutën e 19’.
Ndërkaq, golin e epërsisë për Vllazninë, dhe të fitores në këtë finale, e shënoi Mevlan Adili, i cili në minutën e 95’ vendos kampionin në Kupën e Shqipërisë duke vulosur rezultatin në 2:1 në të mirë të Vllaznisë.
Me këtë fitore, Vllaznia fiton titullin e dytë radhazi, kështu edhe duke e mbrojtur titullin e kampionit në Kupën e Shqipërisë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në të mirë të Vllaznisë.