Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me pasuri të madhe vlerash është ai i kosit me boronica, këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri-tjetrit.
Boronicat janë të pasura me fibër, një filxhan çaji me boronica përmban 4 gramë fibër. Kosi nga ana tjetër është i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë. Fibra që ofron boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.
Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat, ky kombinim është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.
Hani boronica tre herë në javë, konsumi i rregullt përmirëson shëndetin e zemrës, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër. Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.
Pse duhet të hani kos çdo ditë?
Kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh, këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe nervore.
Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak, ai përthithet në stomak dhe zorrë e ka ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak.
Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar, ai e bën më të fortë sistemin tretës dhe e pastron nga bakteret e këqija. Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve. /UBT News/