UBT News

Vjen oferta e parë për sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee po kalon një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit në Serie A te Bologna. Sulmuesi holandez është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Thiago Motta-s me 12 gola të shënuara dhe gjashtë asistime të dhuruara në 34 paraqitje deri më tani në të gjitha kompeticionet. Kjo ka bërë që ish-futbollisti i Bayernit të Munich-ut t’ua tërheq vëmendjen disa klubeve të mëdha evropiane.

Së fundi sipas mediumeve italiane bëhet e ditur se një nga klubet e që ka filluar negocimin për futbollistin e Bolognas është Arsenali, të cilët njëkohësisht janë në bisedime me agjentin e lojtarit, Kia Joorabchian, ku edhe është gati t’i ofrojë yllit të Bolognas një pagë me vlerë gjashtë milionë euro në vit, por pa harruar se duhet të përballet me konkurrencen e Interit, Milanit, Aston Villas dhe Manchester United, të cilët poashtu po e ndjekin me interes të lartë lojtarin.

Për Arsenalin 22-vjeçari tanimë është bërë prioritet sa i përket përforcimeve për sezonin e ardhshëm dhe pritet t’i dërgojë një ofertë Bolognas në javët në vijim./UBTNews/

Exit mobile version