Në mediat italiane ka filluar të qarkullojë një lajm rreth merkatos së verës 2021, që do të ishte një nga shkëmbimet më të mëdha të kësaj dekade të re. Sipas mediave italiane, Ronaldo mund të ndërrojë skuadrën me Neymar, dhe të bëj një prej lëvizjeve më interesante në karrierë.
Juventus është duke vlerësuar se ylli i saj Ronaldo ka një pagë tejet të lartë, duke krahasuar moshën e tij me përfitimet që ai po merr tek Zonja e Vjetër, andaj edhe ka filluar të mendojë largimi e tij nga Torino.
Sipas Tuttomercatoëeb, skuadra italiane është duke menduar që t’i ofrojë Paris Saint-Germain një shkëmbim, të ofrojë Cristiano Ronaldon dhe t’i kërkojë shërbimet e yllit Brazilian Neymar Junior.
Drejtori sportiv i klubit nga Franca, me një mënyrë në një deklaratë më herët, e kishte pranuar se Ronaldo mund t’i bashkohet skuadrës së PSG-së, mirëpo ky shkëmbim do të jetë i vështirë pasi që Neymar është afër rinovimit të kontratës me Parisin.
Cristiano Ronaldo në verën e vitit 2018 kishte nënshkruar me Juventusin deri në vitin 2022, teksa Juventus dëshiron të fitoj para nga shitja e tij, përpara se ta lënë të largohet nga Torino si transfer i lirë./UBTNews