Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Prizrenit.
Në Landovicë, pronari i një restoranti ka njoftuar policinë se në orët e hershme të mëngjesit, tre persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objektin e tij, me ç’rast kanë vjedhur një sasi të parave të gatshme. Lidhur me këtë incident është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në vijim.
Ndërkohë, në Suharekë, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur një armë zjarri (pushkë gjuetie), për të cilën ankuesi posedonte leje të skaduar.
Policia njofton se po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e të dyja rasteve.
