UBT News

Vjedhje e rëndë në “Marigona Residence”: Vjedhet një kasafortë me para dhe stoli

Në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë është raportuar një vjedhje e rëndë, ku persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së një shtetasi të Turqisë.

Sipas raportimit të viktimës, personat e dyshuar kanë arritur të marrin një kasafortë në të cilën gjendeshin para të gatshme, disa orë dore dhe stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e kryerësve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version