UBT News

Vizita e Von der Leyen në Ballkan: Sot viziton Bosnjën dhe Hercegovinën, nesër Republikën e Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor do të vizitojë sot Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse nesër më 15 tetor Republikën e Kosovës.

Vizita në Kosovë është planifikuar për të nënvizuar mbështetjen e BE-së për rrugën e rajonit drejt anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit gradual në tregun e vetëm.

Po ashtu, vizita vije edhe si shkas për të diskutuar Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Presidentja von der Leyen do të vizitojë Qendrën Memoriale të Srebrenicës e më pas ajo do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë.

Ndërkaq, ajo do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, më 15 tetor ku sipas agjendës së publikuar Von der Leyen do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./S.K/EO/

Exit mobile version