Në rrugën drejt një shoqërie kreative dhe inovative, dëshira dhe vullneti për të ndryshuar pamjen e fushës së artit dhe dizajnit në UBT po shfaqet me shkëlqim. Fakulteti i Artit dhe Dizajnit, me departamentet e tij si Dizajni i Integruar, Arti dhe Mediat Digjitale, Aktrimi dhe Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti, ka hapur zyrtarisht portën e edicionit të parë të Javës së Artit dhe Dizajnit!
Hyrja në këtë aventurë kënaqësisht e shoqëruar nga misioni për të kultivuar dhe mbështetur krijuesit, çon përtej kufijve lokalë drejt një rrjeti të ndërlidhur global. Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e mrekullueshme të Parkut Inovativ dhe Shkencor të UBT-së, vendi ku shkëlqen inovacioni dhe zhvillohet arti.
Këtij udhëtimi artistik ju bashkangjit edhe Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, e që në shënjestër të planit dhe programit të UBT-së janë kompetencat dhe angazhimi në krijimin e një të ardhmeje të ndritshme për artin dhe dizajnin.
“Sot, në këtë event të veçantë, unë po ndjej kënaqësi për të qenë këtu, për të përfaqësuar një element kyç të këtij rrugëtimi – një përfaqësim të forcës së organizimit, vizionit dhe prezantimit të vlerave të të gjitha fakulteteve dhe Departamenteve të Artit dhe Dizajnit. Me dijen dhe kreativitetin tonë, ne po përqendrohemi në përmbushjen e nevojave të kësaj industrije me inovacione dhe koncepte të reja që nxisin një ekosistem të frytshëm për të gjithë”, shprehet rektori Hajrizi përderisa prezanton angazhimin në krijimin e kuadrove të reja që do ti përcjellë deri në hapat e mëtejshëm të zhvillimit.
Hajrizi nuk lë pa përmendur edhe faktin se në rrugën e përkushtimit, është punuar për të plotësuar fushat e studimeve nga dizajni grafik dhe komunikimi, deri te dizajni i produkteve dhe interierit, duke mos harruar as modën dhe artin, duke u futur edhe në mediat digjitale. Ai flet edhe për përpjekjet për të përshkuar çdo hapsirë të mundshme, duke përfshirë edhe aspektin e aktrimit, si një funksion dhe kompetencë thelbësore për industrinë tonë.
“Në këtë udhëtim të pasur me sfida dhe suksese, jemi të vendosur të rrisim jo vetëm nivelin e dijes dhe kreativitetit, por edhe impaktin tonë në shoqërinë tonë dhe më gjerë. Dhe sot, në këtë hapje, ne po bëjmë një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij qëllimi. Kemi punu në vite të tëra që të kompletojmë funksionet në këto fusha të studimeve duke u përfshirë dhe si funksion e kompetencë që është e nevojshme për këtë industri”, në fjalën e hapjes shprehet rektori i UBT, Hajrizi.
Ariana Gjoni, Dekane e Fakultetit të Arteve dhe Dizajnit, fillon me një entuziazëm të theksuar: “Sot, me një entuziazëm po hapim Javën e Dizajnit, një ngjarje që shënon një pikë kulmore në kalendarin akademik dhe që përfaqëson shprehjen më të thellë të angazhimit tonë. Kjo është një skenë e mahnitshme, ku studentët kanë mundësinë të ekspozojnë punën e tyre, duke sjellë përpara një audiencë të gjerë me dhjetëra ide dhe kreacione të shkëlqyera”.
Pastaj, Gjoni shpreh falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithëve duke falënderuar secilin tek e tek për angazhimin që ka bërë të mundur krijimin e kësaj jave të mrekullueshme, që plotëson kalendarin akademik në mënyrë të mahnitshme.
Përfundimisht ajo përfshin një shprehje të ndjenjave të thella për të ardhmen duke theksuar se sot, shfaqen me krenari vlerat dhe talentet e brezit të ri, duke shpalosur përpara publikut një panoramë të pasur dhe frymëzuese të kreativitetit dhe punës së palodhshme të të gjithë studentëve. E sipas saj, kjo javë do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë dhe do të jetë një manifestim i vërtetë i vlerave dhe aspiratave të institucionit.
Në këtë javë të artit dhe dizajnit, UBT shfaqi një varg aktivitetesh të mahnitshme, duke nxjerrë në pah talentin dhe pasionin e studentëve në fushën e muzikës dhe artit performues. Fillimisht, performanca muzikore e UBT Band dhe Korit shënoi një fillim të mrekullueshëm për këtë javë të mbushur me shkëlqim artistik. Studentët dhe profesorët nga Fakulteti i Muzikës Moderne, Produksionit Digjital dhe Menaxhmentit paraqitën një program të përzgjedhur me kujdes dhe interpretuar me një pasion të jashtëzakonshëm.
Në këtë mrekulli të muzikës, Eda Lecaj, Meriton Heta, Yllka Dema, Elton Kqiku, Blerta Mulolli, dhe Ledian Shala na frymëzuan dhe na emocionuan me paraqitjet e tyre të mrekullueshme. Performancat e tyre me këngë të njohura si “Kur e përcolla ylberin”, “You better mind”, “Killing me Softly”, “What you won’t do for love”, “Oj Hanë”, “Beso ne Diell”, “Tv Billie Ellish”, dhe “Skerco nr.3 F.Shopen” sollën një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë të pranishmit.
Për dy ditë të tjera të mbushura me kreativitet dhe inovacion, do të ketë aktivitete të ndryshme. Profesorët Dukagjin Muhaxheri, Blerim Emerllahu dhe Artan Hasani do të zbulojnë botën e instrumenteve muzikore dhe teknikat e tyre të mrekullueshme në dizajn dhe prodhim. Profesori Sebil Spat do të udhëzojë një udhëtim artistik në muzikë, vizatim, skulpturë, fotografi dhe dizajn brendesh. Ndërkohë, në workshop-in e modës, do të eksplorohen teknikat e dizajnit për veshjet e pezull. Ndjeni inovacionin në fushën e teknologjisë në art dhe dizajn nëpërmjet webinarit “Fuzioni i Teknologjisë në Art dhe Dizajn”, me ekspertë të fushës që ndajnë ide dhe praktika të fundit. Në një sesion tërheqës, Vali Gjjnali do të ndihmojë në eksplorimin e praktikave më të fundit në Departamentin e Integruar, Art dhe Mediat Digjitale, dhe Departamentin e Integruar, Aktrim.
Dhe për një mbrëmje të mbushur me ritëm dhe muzikë, shkëputuni dhe bashkohuni në një sesion tërheqës DJ-ash që do të sjellin përzierjen e tingujve dhe ritmeve në një përvojë të padëgjuar./UBTNews/
© Dionesa Ebibi