UBT News

Vizatimet e rralla të boksierit Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë

Një koleksion i rrallë i vizatimeve, skicave dhe pikturave nga boksieri kampion, Muhammad Ali, është shitur në ankand për gati 1 milion dollarë.

26 copëza arti dolën në ankand në New York. Një nga veprat më të dashura, “Sting Like a Bee”, u shit për 425 mijë dollarë, dhjetë herë më shumë sesa parashikimet.

Aliu është shquar si një nga sportistët më të mëdhenj, aktivist dhe poet, por talentet e tij artistike janë më pak të njohura.

Nga Shtëpia e Ankandit thanë se ai vizatoi dhe pikturoi gjatë gjithë jetës – i inkurajuar nga babai i tij, që ishte po ashtu një artist profesionist.

Punimet u nxorën në ankand nga koleksionisti i artit dhe shoku Rodney Hilton Brown, i cili tha se Ali vizatoi tri pikturat e tij të para për të pas një meçi në Boston në vitin 1977. Çmimi i përgjithshëm i shitjes prej 945 mijë e 524 dollarë është tre herë më i lartë sesa që pritej./UBTNews

Exit mobile version