UBT News

Vivienne Westwood, stilistja dhe ikona e modës, ka vdekur në moshën 81-vjeçare

Dizajnerja britanike e modës dhe ikona e stilit, Vivienne Westwood ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë e qetë, e rrethuar nga familja e saj, në shtëpinë e saj në Londër të enjten, sipas një deklarate zyrtare nga kompania e saj.

Për botën e modës, ajo ishte një personazh tejet e dashur që dha shumë energji dhe theu kufijtë e industrisë deri në vdekjen e saj.

Shumë fytyra publike, miq dhe klientë i kanë shprehur ngushëllime familjes Westwood, duke e cilësuar punën e dizajneres britanike si të papërsëritshme./UBTNews/

Exit mobile version