UBT News

Viva Fresh Liga e Parë e Kosovës më interesante se asnjëherë më parë

Në Viva Fresh Ligën e Parë të Kosovës luajnë ekipe me peshë të madhe në historinë e futbollit kosovar. Grupi A i kësaj lige është më interesant se kurrë më parë. Pas 16 xhirove, pesë ekipe ndajnë nga 22 pikë të barabarta, renditen nga vendi i dytë deri te i gjashti.

Tabelën e kryeson Trepça ’89 me 33 pikë, kurse pas saj janë Istogu, A&N, Vëllaznimi, Liria dhe Trepça me 22 pikë, Phoenix renditet i shtati me 21 pikë, pas tyre Drenasi me 19 pikë dhe Rahoveci me 18 pikë. Brenda një xhiroje vendet në tabelë mund të ndryshojnë sepse vetëm tri pikë diferencë ka vendi i parafundit me atë të dytin.

Besa zë vendin e fundit me vetëm 14 pikë të mbledhura pas 16 javëve.

Xhiroja e 17-të zhvillohet në fundjavë./UBTNews/

Exit mobile version